56 : 20 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَّا یُصَدَّعُوۡنَ عَنۡہَا وَ لَا یُنۡزِفُوۡنَ ﴿ۙ۲۰﴾
    56 : 20 Prej të cilës, ata as nuk do të kenë marramendje, e as nuk do të flasin përçart.
    Shpjegime

    Ajetet 19 – 20 tregojnë qartazi për një pije që është krejtësisht e pastër nga ndikimet që kanë pijet alkoolike. Pra, pija e xhenetit as nuk do t’i dehë xhenetlinjtë, as nuk do t’u japë dhimbje koke dhe as nuk do t’i bëjë ta humbin kontrollin. Andaj, “vera” e xhenetit nuk ka asnjë lidhje me verën e kësaj bote, madje ajo ka efekt të kundërt. Përveç kësaj, në asnjë ajet të Kuranit nuk është thënë se “vera” e xhenetit do të jetë, për shembull, prej rrushi, thane etj., sepse ajo realisht nuk ka asnjë përbërje të gjërave tokësore. Përkundrazi, sipas Kuranit të Shenjtë rezulton që përbërësit e saj janë dashuria dhe njohja e Zotit, të cilat robi i merr me vete që nga kjo botë. Nëse shtrohet pyetja: si mundet që një ndjesi shpirtërore do të kthehet në pije në botën tjetër?, përgjigjja është se kjo është një prej fshehtësive të botës tjetër që Zoti do ta zbulojë atje, por njohësit e Zotit përmes keshfeve (vizioneve) e kuptojnë deri diku këtë sekret që në këtë botë, dhe po kështu, edhe të mençurit e kuptojnë thelbin duke parë shenjat e tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp