55 : 47 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّہٖ جَنَّتٰنِ ﴿ۚ۴۷﴾
    55 : 47 Dhe për atë që frikësohet nga pozita e Zotit të tij, do të ketë dy xhenete.
    Shpjegime

    Ai që heq dorë nga mëkatet, duke pasur druajtje ndaj Pozitës dhe Nderit të Zotit të Madhërishëm dhe duke pasur frikë se një ditë do të japë llogari përpara Tij, do të ketë dy xhenete. 1) Që në këtë botë, atij do t’i jepet një jetë prej xheneti, pra, ai do të fitojë ndryshim të pastër shpirtëror, dhe Vetë Zoti do të bëhet Mik dhe Kujdestar i tij. 2) Pas vdekjes së tij, atij do t’i dhurohet xheneti i përjetshëm, sepse ai pati frikë ndaj Zotit dhe Atij i dha përparësi mbi dynjanë dhe mbi dëshirat vetjake dhe tokësore.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp