- یٰمَعۡشَرَ الۡجِنِّ وَ الۡاِنۡسِ اِنِ اسۡتَطَعۡتُمۡ اَنۡ تَنۡفُذُوۡا مِنۡ اَقۡطَارِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ فَانۡفُذُوۡا ؕ لَا تَنۡفُذُوۡنَ اِلَّا بِسُلۡطٰنٍ ﴿ۚ۳۴﴾55 : 34 O grupi i xhindëve dhe i njerëzve! Nëse keni fuqi të dilni nga kufijtë e qiejve e të tokës, atëherë dilni! Nuk do të dilni dot, përveçse me anë të argumentit mbizotërues.Shpjegime
Ajeti thotë: “o grupi i xhindëve dhe i njerëzve”. Zakonisht me xhind njerëzit nënkuptojnë një krijesë të çuditshme, për të cilën ndoshta edhe mund të thuhej se ajo ka mundësi të dalë nga “skajet e qiejve e të tokës”, por për “ins”, pra për njerëzit, në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s. askush nuk mund të imagjinonte dot se ata do të përpiqen të fluturojnë drejt skajeve të qiejve e të Tokës. Ajo që është me rëndësi të theksojmë në këtë ajet është që nuk thuhet vetëm “kufijtë e tokës”, por “kufijtë e qiejve e të tokës”, pra, do të tentojnë ta kapërcejnë gjithë universin me një hedhje të vetme. Fjalët “përveçse me anë të argumentit mbizotërues” (arab. il-la bisultan) tregojnë që përpjekjet e njerëzve në këtë drejtim do të kenë sukses vetëm nëpërmjet logjikës dhe arsyes. Është pikërisht kjo që shohim sot. Shkencëtarët arrijnë të zbulojnë lajmet e një largësie prej njëzet miliardë vitesh drite nëpërmjet logjikës dhe llogaritjeve të tyre, kurse fizikisht kjo është e pamundur për ta.