55 : 28 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ یَبۡقٰی وَجۡہُ رَبِّکَ ذُو الۡجَلٰلِ وَ الۡاِکۡرَامِ ﴿ۚ۲۸﴾
    55 : 28 dhe do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, (që është) Zotëruesi i Madhështisë dhe i Nderit.
    Shpjegime

    Ajetet 27 – 28: Le të përfytyrojmë Tokën të thërrmohet dhe edhe trupat e tjerë qiellorë të copëtohen dhe të fryjë një erë e tillë, që të zhdukë çdo shenjë të tyre. Prapëseprapë, logjika pranon, madje ndërgjegjja e pastër e konsideron të domosdoshme, që pas gjithë këtij asgjësimi, diçka duhet të mbetet si e pavdekshme dhe e patjetërsueshme, e njëjtë me gjendjen e saj të mëparshme. Ky pikërisht është Zoti, që solli në dritë çdo gjë të vdekshme, kurse Vetë është i paprekshëm nga vdekja. Zoti e krijoi njeriun, me qëllim që Ai të njihet përmes fuqisë së Tij krijuese; do t’i shkatërrojë të gjithë, që të njihet përmes fuqisë së Tij shkatërruese, dhe do t’i ringjallë të gjithë një ditë, duke iu dhënë jetë të përsosur dhe duke i tubuar të gjithë në një fushë, që të njihet përmes plotfuqisë së Tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp