55 : 14 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۱۴﴾
    55 : 14 Pra, ju të dy, (o xhindë dhe njerëz), cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!
    Shpjegime

    Numri dyjës ose dual në foljen “tukedh-dhiban” (ju të dy mohoni) mund të jetë përdorur për dy grupet, xhindët dhe njerëzit, të përmendura në ajetin nr. 34, ose mund të nënkuptojë dy shtresa të njerëzve: besimtarët dhe jobesimtarët, udhëheqësit dhe pasuesit e tyre, të pasurit dhe të varfrit, të fortët dhe të dobëtit, etj.. Në hadith përmendet që Profeti Muhammed s.a.v.s. porositi që kur recitohet ky ajet, besimtarët t’i përgjigjen duke thënë – Nuk mohojmë asnjë nga mirësitë e Tua, o Zoti ynë, dhe e gjithë lavdia është Jotja! (Tefsir Ibni Kethir)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp