54 : 24 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • کَذَّبَتۡ ثَمُوۡدُ بِالنُّذُرِ ﴿۲۴﴾
    54 : 24 (Edhe) themudët i quajtën gënjeshtarë alarmuesit.
    Shpjegime

    Të gjithë Profetët janë dërguar nga Zoti dhe një Burim kanë edhe shpalljet e tyre, prandaj, të gjithë Profetët vijnë me të vërteta themelore dhe absolute. Për këtë arsye, ai që refuzon një Profet, pra Profetin e kohës së tij, është sikur të ketë refuzuar të gjithë Profetët. Kjo është arsyeja që në këtë ajet dhe në ajetin 34, “alarmuesit”, pra Profetët, janë përmendur në shumës, edhe pse popujt që janë përmendur, Zoti u kishte dërguar nga një Profet. Kjo temë përmendet edhe në suren 26 Esh-Shu’ara. Shikoni 26:106, 124, 142, 161 dhe 177.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp