53 : 40 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اَنۡ لَّیۡسَ لِلۡاِنۡسَانِ اِلَّا مَا سَعٰی ﴿ۙ۴۰﴾
    53 : 40 dhe se njeriu nuk do të ketë asgjë përveç përpjekjes së tij;
    Shpjegime

    Nga njëra anë, Allahu i Madhërishëm na prezanton Veten me atribute si i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëbërës, Bujar, etj., nga ana tjetër sipas këtij ajeti dhe sipas ajetit “ata që përpiqen rreth Nesh, Ne patjetër do t’ua tregojmë rrugët Tona” (29:70), e kushtëzon bekimin e Tij me përpjekjen e njeriut. Mendimi se pa ndonjë përpjekje, vetëm me një të fryrë, do të arrish gjithçka, është tërësisht i gabuar. Pa përpjekjen asgjë nuk arrin dot. Kjo sepse për çdo gjendje që krijohet në zemër, ka nevojë për një shenjë të jashtme. Për shembull, kur zemra të brengoset, të lotojnë sytë. Andaj, Libri i Zotit nuk pranon vetëm një dëshmi, por kërkon edhe dëshminë e dytë, atë të përpjekjes. Vetëm kur njëson dëshirën me përpjekjen, brendinë me të jashtmen, do të arrish diçka. Edhe lutja të hyn në punë kur e shoqëron me përpjekje. Kush mund të jetë më i madh sesa Pejgamberi ynë s.a.v.s.?! Ai ishte më i miri i njerëzve, më i larti prej të gjithë Profetëve! Përderisa ai nuk hoqi dorë nga përpjekjet dhe nuk punoi me të fryrë, kush mund të pretendojë të bëjë diçka të tillë?! Profeti s.a.v.s. edhe para se të merrte profetërinë, shkonte në shpellën Hira duke hequr vështirësi të mëdha. Zoti e di më mirë sesa shumë adhurim dhe përgjërime bënte atje. Kaq shumë përpjekje ai bëri për pastrimin shpirtëror, atëherë Zoti e bekoi atë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp