53 : 18 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • مَا زَاغَ الۡبَصَرُ وَ مَا طَغٰی ﴿۱۸﴾
    53 : 18 Shikimi as nuk pati shtrembërim, as nuk e teproi.
    Shpjegime

    Ajetet 8-18 përshkruajnë Miraxhin ose udhëtimin shpirtëror të Profetit s.a.v.s. në lartësitë qiellore, ku atij do t’i bëhej manifestim tejet i qartë i Zotit Urtiplotë. Shumë njerëz shpesh e ngatërrojnë udhëtimin e Miraxhit me udhëtimin e Israsë. Të dyja udhëtimet janë të ndryshme. Udhëtimi i Miraxhit ka ndodhur në vitin e 5-të të profetërisë, pas mërgimit të muslimanëve në Abisini (Etiopi), kurse udhëtimi i Israsë që ishte një udhëtim shpirtëror nga Meka në Jerusalem, ndodhi në vitin e 11-të ose e 12-të të profetërisë, pak para mërgimit në Medinë (Hixhreti). Për këtë arsye, të dyja udhëtimet janë përmendur në sure të ndryshme, konkretisht udhëtimi i Israsë në suren 17 që quhet Beni Israil ose Isra, kurse ai i Miraxhit në këtë sure.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp