51 : 5 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَالۡمُقَسِّمٰتِ اَمۡرًا ۙ﴿۵﴾
    51 : 5 Dhe për ndarëset e urdhrave!
    Shpjegime

    Ajetet 2-5: Këto ajete interpretohen me kuptime të ndryshme. Një prej tyre u përmend në parathënien e sures. Një kuptim tjetër i këtyre ajeteve është që ato flasin për erërat dhe engjëjt. Në këtë kontekst, zbërthimi i ajeteve është: Betohem për erërat që ndajnë avujt nga ujërat! Betohem për erërat që i mbartin avujt e rëndë! Betohem për erërat që lëvizin për t’i çuar retë e ngarkuara në destinacionet e duhura! Betohem për engjëjt që luajnë rolin e shpërndarjes së këtyre çështjeve! Pra, ajetet pohojnë se erërat janë asgjë, dhe se ato vetë nuk janë të vetëdijshme as për t’i marrë avujt nga detet, as për t’i ngarkuar retë me to e më pas, as për t’i shpënë retë aty ku duhet. Pra këtu nuk vepron arbitrariteti, por logjika e shpërndarjes së çështjeve. Andaj, mbrapa perdes veprojnë engjëjt e Zotit. Në këtë mënyrë, Zoti i Madhërishëm në këto ajete së pari tregoi faktorët e jashtëm të shiut, pra, ciklin e ujit, dhe në fund, në betimin për shpërndarëset e çështjeve, shpalosi që këtu nuk vepron vetëm ligji fizik i shkak-pasojës, i vendosur nga Zoti, por mbrapa tyre vepron edhe një ligj tjetër shpirtëror i shkaqeve, dhe është pikërisht ky i fundit që e mban në këmbë të parin.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp