50 : 39 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَقَدۡ خَلَقۡنَا السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ وَ مَا بَیۡنَہُمَا فِیۡ سِتَّۃِ اَیَّامٍ ٭ۖ وَّ مَا مَسَّنَا مِنۡ لُّغُوۡبٍ ﴿۳۹﴾
    50 : 39 Pa dyshim, Ne i krijuam qiejt, tokën dhe gjithçka që është mes tyre në gjashtë ditë, dhe nuk Na preku lodhja aspak.
    Shpjegime

    Në Bibël përmendet që pas krijimit të qiejve dhe të tokës në gjashtë ditë, “ditën e shtatë Perëndia u çlodh” (Zanafilla 2:2-3). Kjo duhet të ketë qenë ndonjë metaforë, andaj, Kurani nuk e përmend diçka të tillë. Madje, për të larguar një keqkuptim të tillë, Zoti i Madhërishëm e qartëson në Kuranin e Shenjtë duke thënë: “nuk Na preku lodhja aspak”. Pra, këto fjalë hedhin poshtë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës “çlodhje”, sepse çlodhet ai që lodhet, kurse Zoti i Madhërishëm është i Pastër nga të meta të tilla.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp