50 : 19 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • مَا یَلۡفِظُ مِنۡ قَوۡلٍ اِلَّا لَدَیۡہِ رَقِیۡبٌ عَتِیۡدٌ ﴿۱۹﴾
    50 : 19 (Njeriu) nuk shqipton ndonjë fjalë, pa pasur pranë një vëzhgues të gatshëm (që ia shënon fjalën).
    Shpjegime

    Besimtari duhet të marrë mësim nga çdo gjë. Teknologjia sot në përgjithësi është bërë mjet argëtimi. Kjo teknologji i ruan njeriut çdo fjalë, çdo dëshirë dhe çdo lëvizje, që më pas, ai vetë mund t’ua zbulojë edhe të tjerëve nëse do. Në të njëjtën mënyrë, Kurani në këtë ajet pohon se çdo gjë që ai shqipton, po ia ruan një regjistrues, sepse efekti i fjalëve dhe i veprave të tij po shënohet në gjymtyrët dhe në grimcat që e rrethojnë, të gjitha këto, një ditë mund të dalin në shesh. Ashtu siç ai nuk do të dëshironte që teknologjia t’ia nxirrte në shesh fjalët ose veprimet e tij të këqija, i duhet të ruhet nga momenti kur ato dhe shumë të tjera që as teknologjia nuk i llogarit dot, mund t’i dalin të zbuluara përmes sistemit të gjykimit që ka ndërtuar Zoti i Madhërishëm. Pra, ky ajet tregon se po vjen një ditë kur gjithçka do të zbulohet. Atëherë ai që tha fjalë të padenja ose bëri vepra të këqija, do të turpërohet. Kjo për një njeri të edukuar është më keq se ndëshkimi. Andaj, ne duhet të bëjmë përmirësimin përpara se të vijë një kohë e tillë dhe t’i kërkojmë mbrojtje Allahut, duke iu lutur Atij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp