50 : 18 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِذۡ یَتَلَقَّی الۡمُتَلَقِّیٰنِ عَنِ الۡیَمِیۡنِ وَ عَنِ الشِّمَالِ قَعِیۡدٌ ﴿۱۸﴾
    50 : 18 Kur dy regjistrues (engjëj), regjistrojnë gjithçka duke qëndruar në të djathtë dhe në të majtë (të njeriut).
    Shpjegime

    Ajeti flet për engjëjt të cilët janë përcaktuar si regjistrues veprash të njeriut. Pra, engjëjt që i rrinë në të djathtën e tij, i shënojnë veprat e tij të mira, dhe engjëjt që i rrinë në të majtë, i shënojnë veprat e tij të këqija. Ajeti nuk pohon që ka engjëj që i rrinë në të dyja anët e njeriut dhe që shikohen me sy truporë, por tregon sistemin e jashtëzakonshëm të dëshmimit që ka krijuar Allahu i Madhërishëm.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp