49 : 12 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا یَسۡخَرۡ قَوۡمٌ مِّنۡ قَوۡمٍ عَسٰۤی اَنۡ یَّکُوۡنُوۡا خَیۡرًا مِّنۡہُمۡ وَ لَا نِسَآءٌ مِّنۡ نِّسَآءٍ عَسٰۤی اَنۡ یَّکُنَّ خَیۡرًا مِّنۡہُنَّ ۚ وَ لَا تَلۡمِزُوۡۤا اَنۡفُسَکُمۡ وَ لَا تَنَابَزُوۡا بِالۡاَلۡقَابِ ؕ بِئۡسَ الِاسۡمُ الۡفُسُوۡقُ بَعۡدَ الۡاِیۡمَانِ ۚ وَ مَنۡ لَّمۡ یَتُبۡ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۱۲﴾
    49 : 12 O ju që besuat! Asnjë popull nuk duhet të përqeshë popullin tjetër; mundet që ata të jenë më të mirë se këta. As gratë (nuk duhet të përqeshin) gratë e tjera; mundet që ato të jenë më të mira se këto. Mos akuzoni kot njëri-tjetrin dhe mos i ngjisni nofka të këqija njëri-tjetrit. Është shumë e keqe njolla e ligësisë pas besimit. Dhe ata që nuk pendohen, janë keqbërës.
    Shpjegime

    Sot ka sekte muslimane, të cilat për shkak të grindjeve mes njëra-tjetrës, e quajnë qafir njëri-tjetrin. Shikoni se këtu Allahu i Madhërishëm flet për dy grupe muslimane (në ajetin 10) që hyjnë në luftë me njëra-tjetrën, dhe edhe pse njëra prej tyre e dhunon tjetrën, prapëseprapë Allahu që të dyja i quan si grupe besimtare, vëllezër të njëri-tjetrit (ajeti 11), dhe asnjërin prej tyre nuk e quan qafir. Madje, ua shpreh pakënaqësinë e Tij ndaj muslimanëve që ndërmarrin veprime të tilla, duke thënë – Pse i ngjisni emërtime të këqija njëri-tjetrit?! Pse u vini damka të këqija njerëzve tuaj?! Pse nuk ua mbuloni dobësitë njëri-tjetrit?! Pse e përqeshni dhe e përgojoni njëri-tjetrin?! Pse e paragjykoni njëri-tjetrin?! Ndërkohë, ata që sillen në këtë mënyrë, Allahu i Madhërishëm i ka quajtur si të dalë nga bindja ndaj Tij, pavarësisht se e kishin përqafuar një herë besimin, dhe thotë janë ata që janë zullumqarë, dhe zullumqarëve Ai u zemërohet. Allahu kurrsesi nuk do që robërit e Tij të shajnë muslimanët dhe besimtarët e tjerë. Pra, shikoni se pavarësisht se Allahu Vetë e cilëson një grup të besimtarëve si rebel e zullumqar, por prapëseprapë atij nuk ia heq titullin e muslimanit, në mënyrë që t’u japë mësim muslimanëve sesi duhet të jenë ata me njëri-tjetrin. Duke i shpjeguar si më sipër këto ajete, Hazret Imam Mehdiu a.s. u drejtohet muslimanëve dhe thotë: “Andaj, nëse keni druajtje ndaj Allahut, këto ajete janë të mjaftueshme për t’jua hapur sytë. Mos e çoni veten atje ku ju prekin dhe ju zënë këto ajete. Mos u nxitoni t’i ndiqni ato punë që mund t’ju shkatërrojnë ju. Largohuni prej atyre që janë zullumqarë ndaj të tjerëve.” (“Ruhani Khazain”, vëll. VIII, “Sirrul-khilafeh” (botimi i parë në arabisht, korrik, 1894, Amritser, Indi), 2009, UK, f. 330) Lexoni edhe 4:95.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp