48 : 29 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ہُوَ الَّذِیۡۤ اَرۡسَلَ رَسُوۡلَہٗ بِالۡہُدٰی وَ دِیۡنِ الۡحَقِّ لِیُظۡہِرَہٗ عَلَی الدِّیۡنِ کُلِّہٖ ؕ وَ کَفٰی بِاللّٰہِ شَہِیۡدًا ﴿ؕ۲۹﴾
    48 : 29 Është Ai që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë atë të triumfojë mbi të gjitha fetë. Allahu është i mjaftueshëm si Dëshmitar.
    Shpjegime

    Në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm bëri profecinë se Islami do të triumfojë mbi të gjitha fetë. Gjatë kohës së zbritjes së këtij ajeti, muslimanët ende nuk kishin gëzuar fitore as mbi mekasit. Andaj, në një kohë të tillë, profecia që Islami do të triumfojë mbi të gjitha fetë, është madhështore.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp