48 : 17 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ لِّلۡمُخَلَّفِیۡنَ مِنَ الۡاَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ اِلٰی قَوۡمٍ اُولِیۡ بَاۡسٍ شَدِیۡدٍ تُقَاتِلُوۡنَہُمۡ اَوۡ یُسۡلِمُوۡنَ ۚ فَاِنۡ تُطِیۡعُوۡا یُؤۡتِکُمُ اللّٰہُ اَجۡرًا حَسَنًا ۚ وَ اِنۡ تَتَوَلَّوۡا کَمَا تَوَلَّیۡتُمۡ مِّنۡ قَبۡلُ یُعَذِّبۡکُمۡ عَذَابًا اَلِیۡمًا ﴿۱۷﴾
    48 : 17 Thuaju beduinëve që mbetën mbrapa: “Së shpejti do të thirreni përpara një populli tepër luftarak; ju do të luftoni me ta, ose ata do të bëhen muslimanë. Kështu, nëse bindeni, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë, dhe nëse ktheheni duke e treguar shpinën, siç jeni kthyer më parë, do t’ju ju japë ndëshkim të dhimbshëm.”
    Shpjegime

    Ky ajet duket se parashikon luftërat që do të bëheshin me Mbretërinë Perse dhe Mbretërinë Bizantine. Zoti u tha hipokritëve që nëse do të tregoheshin të guximshëm gjatë atyre betejave, atyre do t’u faleshin mëkatet, përndryshe, do të kishin ndëshkimin e Zotit. Gjatë kohës së Kalifatit të Hazret Omerit r.a., disa djem që ishin bij të prijësve arabë, shkuan tek Hazret Omeri r.a. dhe i kërkuan ndonjë metodë sesi ta zhdëmtonin imazhin e keq të baballarëve të tyre. Hazret Omeri r.a. u përlot dhe pa arritur të shprehte diçka me gojë, me dorë u bëri shenjë në drejtim të Shamit, duke i lënë të kuptonin që të shkonin atje në fushëbetejë për ta shpaguar dëmin. Historia dëshmon që të gjithë këta djem u nisën për në Sham për t’u bashkuar në radhët e ushtarëve muslimanë dhe asnjëri prej tyre nuk u kthye i gjallë. Të gjithë ranë dëshmorë në betejë. Ndoshta Hazret Omeri r.a. i udhëzoi në dritën e pikërisht këtij ajeti. Ky ajet gjithashtu tregon se ato luftëra do të zgjateshin shumë. Fjalët “ose ata do të bëhen muslimanë” nuk nënkuptojnë që muslimanët duhet të luftonin kundër tyre derisa ata të bëheshin muslimanë, pasi fjalia nuk është në mënyrën urdhërore, por është në kohën e ardhshme si profeci. Kuptimi është se kundërshtarët do ta vijonin luftën, derisa do të dorëzoheshin ose do të bëheshin muslimanë. Pikërisht kështu ngjau me të dyja mbretëritë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp