- سَیَقُوۡلُ لَکَ الۡمُخَلَّفُوۡنَ مِنَ الۡاَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَاۤ اَمۡوَالُنَا وَ اَہۡلُوۡنَا فَاسۡتَغۡفِرۡ لَنَا ۚ یَقُوۡلُوۡنَ بِاَلۡسِنَتِہِمۡ مَّا لَیۡسَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ ؕ قُلۡ فَمَنۡ یَّمۡلِکُ لَکُمۡ مِّنَ اللّٰہِ شَیۡئًا اِنۡ اَرَادَ بِکُمۡ ضَرًّا اَوۡ اَرَادَ بِکُمۡ نَفۡعًا ؕ بَلۡ کَانَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرًا ﴿۱۲﴾48 : 12 Prej beduinëve, ata që mbetën mbrapa, do të të thonë patjetër: “Pasuritë tona dhe familjet tona na mbajtën të angazhuar (dhe nuk kemi marrë dot pjesë në këtë udhëtim), andaj, kërko falje për ne”. Ata thonë me gojët e tyre diçka që nuk e kanë në zemra. Pyeti: “Nëse Allahu dëshiron t’ju dëmtojë ose dëshiron t’ju sjellë dobi, kush ka fuqi ndopak përballë Tij?! Përkundrazi. Allahu është i Gjithinformuar për gjithçka që bëni.Shpjegime
Ajeti u referohet disa fiseve beduine që jetonin përreth Medinës, dhe që kishin marrëdhënie miqësore me muslimanët. Këto fise u ftuan gjithashtu të bashkoheshin me grupin prej 1500 muslimanëve, të cilët do të shkonin në Mekë për të kryer Umranë. Megjithëse Profeti s.a.v.s. po shkonte në një mision paqeje, këto fise të shkretëtirës menduan se Kurejshët e Mekës nuk do të lejonin hyrjen e muslimanëve në Mekë dhe se sipas të gjitha gjasave do të kishte një përplasje armësh, dhe muslimanët që nuk ishin të armatosur siç duhej, do të mposhteshin. Për këtë arsye, ata shikonin që udhëtimi i Profetit të Shenjtë dhe i muslimanëve në drejtim të Mekës nuk ishte gjë tjetër, veçse marshimi drejt vdekjes. (Ibni Hishami; Ibni Kethiri). Në të njëjtën mënyrë, ajeti mund të aplikohet edhe për fiset që kishin mbetur mbrapa në Luftën e Tebukut, pasi, në suren Et-Teube, janë përdorur fjalë të ngjashme për to.