- وَ مَنۡ لَّا یُجِبۡ دَاعِیَ اللّٰہِ فَلَیۡسَ بِمُعۡجِزٍ فِی الۡاَرۡضِ وَ لَیۡسَ لَہٗ مِنۡ دُوۡنِہٖۤ اَوۡلِیَآءُ ؕ اُولٰٓئِکَ فِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ﴿۳۳﴾46 : 33 Dhe ai që nuk i përgjigjet thirrësit të Allahut, nuk mund ta mundë dot (Allahun) në tokë dhe as nuk do të ketë ndihmës të tjerë përveç Tij. Të tillët janë në devijim të qartë.Shpjegime
Pasi ia dhanë popullit të tyre lajmin e ardhjes së Profetit s.a.v.s., i këshilluan të besonin në të, nëse donin të mirën e vet, dhe i paralajmëruan se ai që e mohon thirrësin e Allahut, nuk mund ta mundë dot atë. Pra, ajeti tregon se grupi i xhindëve i përmendur më sipër ishin njerëz, më konkretisht, hebrenj (besimtarë të Librit të Musait a.s.), sepse folën për Kuranin si një “Libër që u zbrit pas Musait”.