46 : 16 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ وَصَّیۡنَا الۡاِنۡسَانَ بِوَالِدَیۡہِ اِحۡسٰنًا ؕ حَمَلَتۡہُ اُمُّہٗ کُرۡہًا وَّ وَضَعَتۡہُ کُرۡہًا ؕ وَ حَمۡلُہٗ وَ فِصٰلُہٗ ثَلٰثُوۡنَ شَہۡرًا ؕ حَتّٰۤی اِذَا بَلَغَ اَشُدَّہٗ وَ بَلَغَ اَرۡبَعِیۡنَ سَنَۃً ۙ قَالَ رَبِّ اَوۡزِعۡنِیۡۤ اَنۡ اَشۡکُرَ نِعۡمَتَکَ الَّتِیۡۤ اَنۡعَمۡتَ عَلَیَّ وَ عَلٰی وَالِدَیَّ وَ اَنۡ اَعۡمَلَ صَالِحًا تَرۡضٰہُ وَ اَصۡلِحۡ لِیۡ فِیۡ ذُرِّیَّتِیۡ ۚؕ اِنِّیۡ تُبۡتُ اِلَیۡکَ وَ اِنِّیۡ مِنَ الۡمُسۡلِمِیۡنَ ﴿۱۶﴾
    46 : 16 Ne e porositëm njeriun të jetë mirëbërës ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi me vështirësi. Mbartja dhe gjidhënia për të janë tridhjetë muaj. Kur ai arriti pjekurinë e tij dhe arriti moshën dyzetvjeçare, tha: “O Zoti im! Më mundëso të Të falënderoj për bekimin që më dhe mua dhe prindërve të mi, të bëj të mirat që Ti i pëlqen, dhe m’i përmirëso edhe fëmijët! Me të vërtetë, unë kthehem i penduar te Ti dhe pa dyshim, jam ndër të nënshtruarit.”
    Shpjegime

    Gjatë rinisë njeriu shumë pak i frikësohet Zotit dhe shpesh i ndizen epshet dhe e pushton instinkti, madje ai nuk ia vë veshin asnjë këshilltari. Mirëpo, kur arrin të dyzetat dhe flokët e rinisë fillojnë t’i thinjen, ai pendohet për të gjitha gabimet e bëra, për të cilat këshilltarët qenë lodhur pas tij. Tundimet e shpirtit fillojnë t’i ulen vetvetiu, sepse sipas gjendjes fizike i afrohet edhe mosha e pleqërisë dhe ai nuk do ta ketë më atë marrëzinë e rinisë që kishte më parë. Po kështu, në këtë moshë, ai sheh vdekjen e shumë të mëdhenjve, e madje nganjëherë për shkak të caktimit të Zotit, edhe të të vegjëlve, gjë që atij ia këput shpirtin, dhe kështu ai e dëshmon paqëndrueshmërinë e kësaj bote në forma të ndryshme dhe Zoti i vë një pasqyrë përpara duke i thënë – Ja, kjo është gjithë historia e kësaj dynjaje, për të cilën ti vdes! Kështu, atij i vjen shumë keq për të gjitha gabimet që kishte bërë gjer atëherë dhe pëson një revolucion të ndjeshëm në jetën e tij, duke nisur një botë të re, me kusht që brumi i tij të ketë mirësi dhe ai të jetë ndër ata që janë thirrur prej Zotit. Shumë nga Profetët e mëdhenj janë shfaqur pikërisht në këtë moshë. Madje, prijësi dhe udhëheqësi ynë, i zgjedhuri Hazret Muhammedi s.a.v.s. në moshën dyzetvjeçare u caktua si Reformator i njerëzimit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp