45 : 7 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • تِلۡکَ اٰیٰتُ اللّٰہِ نَتۡلُوۡہَا عَلَیۡکَ بِالۡحَقِّ ۚ فَبِاَیِّ حَدِیۡثٍۭ بَعۡدَ اللّٰہِ وَ اٰیٰتِہٖ یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۷﴾
    45 : 7 Këto janë ajetet e Allahut që Ne t’i lexojmë ty me të vërtetën. Atëherë, pas Allahut dhe ajeteve të Tij, cilën fjalë tjetër do të besojnë?
    Shpjegime

    Në këtë ajet, në fjalët “pas Allahut dhe ajeteve të Tij, cilën fjalë tjetër do të besojnë?!”, Kurani ka përdorur fjalën arabe “hadith”. Pra, “cilën hadith tjetër do të besojnë?!”. Fjala hadith ka kuptimin thënie, lajm, etj.. Muslimanët pikërisht këtë fjalë e përdorin edhe për thëniet e Profetit Muhammed s.a.v.s.. Kështu që, ky ajet ka edhe kuptimin që kur shikoni një “hadith” që kundërshton ajetet e Kuranit, nuk duhet ta besoni. Po, nëse gjendet një interpretim i tij në përputhje me fjalët e Kuranit, atëherë atë hadith duhet ta pranojmë. Përveç kësaj, këtu fjala hadith duket se vjen edhe si profeci. Pra, do të vinte një kohë për umetin e muslimanëve, kur një pjesë e tyre do ta braktisnin Kuranin e Shenjtë duke i ndjekur ato “hadithe” që janë në kundërshtim me Kuranin e Shenjtë. Lexoni edhe 25:31.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp