44 : 12 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یَّغۡشَی النَّاسَ ؕ ہٰذَا عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۲﴾
    44 : 12 Që do të mbulojë njerëzit. Ky është një ndëshkim i dhimbshëm.
    Shpjegime

    Siç u tha në parathënien e sures që Dukhani (Tymi) është një ndër dhjetë shenjat kryesore të kohës së Imam Mehdiut dhe të Mesihut të Premtuar, dhe thamë që kjo nënkupton tymin, që do të shkaktonin luftërat atomike. Përveç kësaj, edhe në aspektin shpirtëror sot bota është e mbërthyer në një tym. Mashtrimi dhe përdorimi i gabuar i teknologjisë janë përhapur si një tym dhe sa vjen e rëndohet. Çrregullimet e kësaj kohe janë krejt të ndryshme nga çrregullimet e kohërave të mëparshme. Në të kaluarën shpesh vetëm injoranca dhe analfabetizmi ishin ato që e shkatërronin njeriun, por kjo kohë e shkencës, të cilën e quajnë epokë drite, duhet quajtur edhe epokë tymi sepse në mënyrë të çuditshme ka dëmtuar besimin, sinqeritetin dhe pastërtinë e brendshme. Tymi i përhapur nga mendimet sofistike e ka mbuluar diellin e së vërtetës dhe arsyetimet e bazuara mbi filozofi të gabuara i kanë futur njerëzit në një mjegullnajë. Kështu që, çmohen idetë e gabuara, kurse vërtetësitë fisnike shihen me përçmim. Andaj, në këtë kohë kur është shfaqur tymi, Zoti caktoi të vinte edhe Imam Mehdiu për t’u dhënë qartësi atyre që donin të dilnin nga kjo mjegullnajë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp