- اِنۡ یَّشَاۡ یُسۡکِنِ الرِّیۡحَ فَیَظۡلَلۡنَ رَوَاکِدَ عَلٰی ظَہۡرِہٖ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیٰتٍ لِّکُلِّ صَبَّارٍ شَکُوۡرٍ ﴿ۙ۳۴﴾42 : 34 Po të dojë Ai, mund të ndalë erën, që ato të mbeten të palëvizshme në sipërfaqen e tij. Pa dyshim, në të ka shenja për çdo të duruar (dhe) mirënjohës.Shpjegime
Ajetet 33 – 34: Një ndër shenjat e Allahut të Madhërishëm që ajeti nr. 33 rendit janë anijet që janë të mëdha sa male. Dihet që në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s. vepronin anijet e vogla me vela. Prandaj, ky ajet parashikoi një nga zhvillimet e kohëve tona kur shohim anije të tilla gjigante.