42 : 28 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَوۡ بَسَطَ اللّٰہُ الرِّزۡقَ لِعِبَادِہٖ لَبَغَوۡا فِی الۡاَرۡضِ وَ لٰکِنۡ یُّنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَّا یَشَآءُ ؕ اِنَّہٗ بِعِبَادِہٖ خَبِیۡرٌۢ بَصِیۡرٌ ﴿۲۸﴾
    42 : 28 Po të kishte shtuar Allahu të mirat për robërit e Tij, ata patjetër do të rebeloheshin në tokë, por Ai dërgon me masë atë që dëshiron. Sigurisht, për robërit e Tij Ai është i Gjithinformuar, Gjithëshikues.
    Shpjegime

    Nëse do të donte Allahu, Ai do t’i jepte me bollëk çdo njeriu, që të mos mbetej askush i varfër, por duket se shpërndarja e pasurisë është bërë në atë mënyrë që disa kanë më shumë, e disa më pak, dhe në të dyja rastet, njerëzit janë në sprovë. Disa robër devijojnë nga rruga e drejtë për shkak të bollëkut të të mirave, kurse disa të tjerë për shkak të skamjes. Për këta të fundit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. një herë tha: “Ka mundësi që varfëria të çojë njeriun në mohim.” (Xhelaluddin es-Sujuti, “El-Xhamius-sagir fi ehadithil-beshir en-nedhir”, botues: “El-Kutub el-’ilmijje”, Bejrut 2004, fq. 387, hadithi nr. 6199). Ndoshta kjo i referohet edhe komunizmit, që përfundimisht shkakton mohimin e Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp