- نَحۡنُ اَوۡلِیٰٓؤُکُمۡ فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ فِی الۡاٰخِرَۃِ ۚ وَ لَکُمۡ فِیۡہَا مَا تَشۡتَہِیۡۤ اَنۡفُسُکُمۡ وَ لَکُمۡ فِیۡہَا مَا تَدَّعُوۡنَ ﴿ؕ۳۲﴾41 : 32 Ne jemi miqtë tuaj edhe në jetën e kësaj bote, edhe në ahiret, dhe në të do të keni gjithçka që pëlqejnë shpirtrat tuaj, dhe në të do të keni gjithçka që kërkoni.Shpjegime
Ajetet 31 – 32 deklarojnë se shpallja Hyjnore është e pandërprerë përgjithmonë. Sigurisht, Libri është i kompletuar, gjë që tregon se shpalljet që mund t’i shtonin ose t’i hiqnin diçka Kuranit të Shenjtë, nuk ka më dhe nuk do të ketë deri në Kiamet. Por komunikimi me Zotin qoftë përmes shpalljeve, apo përmes dërgimit të engjëjve, kurrë nuk do të mbyllet. Po, ky lloj shpalljesh u zbret atyre njerëzve që tregohen të qëndrueshëm në rrugën e Allahut dhe të palëkundur gjatë sprovave që u vijnë. Dhe kjo si bekim u sigurohet vetëm atyre robërve që janë shërbëtorë të sinqertë të Kuranit dhe të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Engjëjt u zbresin njerëzve të tillë dhe u thonë: ‘Jemi miqtë tuaj edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër dhe juve do t’ju plotësohen të gjitha dëshirat e pastra’. Tani, nuk mundet që engjëjt edhe të zbresin, edhe të mos komunikojnë. Jo, përkundrazi, ata u japin lajme të mira njerëzve të dëlirë. Kjo pikërisht është veçantia e Islamit, të cilën fetë e tjera nuk e kanë. Disa komentues pohojnë se kjo ndodh vetëm kur njeriu është në gjendje agonie. Ky mendim nuk është i saktë. Po të ishte kështu, engjëjt si mund t’u thonë: “Jemi miqtë tuaj edhe në këtë botë”?! Lexoni edhe 42:52.