- وَ مَا کُنۡتُمۡ تَسۡتَتِرُوۡنَ اَنۡ یَّشۡہَدَ عَلَیۡکُمۡ سَمۡعُکُمۡ وَ لَاۤ اَبۡصَارُکُمۡ وَ لَا جُلُوۡدُکُمۡ وَ لٰکِنۡ ظَنَنۡتُمۡ اَنَّ اللّٰہَ لَا یَعۡلَمُ کَثِیۡرًا مِّمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۲۳﴾41 : 23 “Ju nuk mund të fshiheshit nga dëshmimi i veshëve, i syve dhe i lëkurave tuaja kundër jush, dhe menduat që Allahu nuk ditka shumë nga ato që bënit.Shpjegime
Ajetet 21 – 23 tregojnë se Ditën e Gjykimit, dëshmitë që do të ngrihen kundër keqbërësve, çuditërisht e para prej tyre do të jetë dëshmia e lëkurës. Në kohën kur u zbrit Kurani askush nuk mund të perceptonte dot dëshminë e lëkurës, por në kohët tona shkencëtarët kanë vërtetuar se si fiziku i njeriut ashtu edhe psikika e tij është e ruajtur në çdo qelizë të lëkurës së tij. Madje, nëse ndonjë kafshë e varrosur para qindra mijëra vitesh, ka të gjallë qoftë një qelizë të lëkurës së saj, sipas shkencëtarëve, mund të realizohet riprodhimi i asaj kafshe. Përpjekjet e inxhinierisë gjenetike për të riprodhuar qoftë një kafshë apo njeri me anë të qelizave të lëkurës, janë provë e vërtetësisë së këtyre fjalëve të Kuranit të Shenjtë.