- وَ لَقَدۡ اَرۡسَلۡنَا رُسُلًا مِّنۡ قَبۡلِکَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ قَصَصۡنَا عَلَیۡکَ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ لَّمۡ نَقۡصُصۡ عَلَیۡکَ ؕ وَ مَا کَانَ لِرَسُوۡلٍ اَنۡ یَّاۡتِیَ بِاٰیَۃٍ اِلَّا بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۚ فَاِذَا جَآءَ اَمۡرُ اللّٰہِ قُضِیَ بِالۡحَقِّ وَ خَسِرَ ہُنَالِکَ الۡمُبۡطِلُوۡنَ ﴿٪۷۹﴾40 : 79 Pa dyshim, edhe para teje kemi dërguar shumë të dërguar, për disa prej tyre të kemi rrëfyer dhe për disa prej tyre nuk të kemi rrëfyer. Asnjë i dërguar nuk ka mundësi të sjellë ndonjë shenjë, pa lejen e Allahut. E kur vjen urdhri i Allahut, vendoset me drejtësi. Dhe atëherë do të humbin mohuesit.Shpjegime
Në një ajet tjetër Zoti thotë që nuk ka popull në botë, të cilit Ai të mos i ketë dërguar ndonjë profet (35:25). Dhe ky ajet e plotëson këtë temë duke thënë se ka Profetë që Kurani i ka përmendur, por ka edhe Profetë të tjerë që nuk i ka përmendur. Këto ajete nxisin muslimanët të kenë mirëbesim dhe respekt ndaj çdo profeti që ka ardhur kudo qoftë në botë. Pra, ata nuk duhet të diskreditojnë dhe nuk duhet të përdorin gjuhë fyese ndaj ndonjë profeti, të cilin një masë e madhe njerëzish e kanë pranuar. Shikoni sa i bukur është ky parim që vendos themelin e paqes në botë dhe synon të mbledhë të gjithë popujt nën një parim të vetëm, i cili është që duhet të respektoni udhëheqësit fetarë të feve të njëri-tjetrit. Kush mund të mohojë që një prej shkaqeve kryesore të urrejtjes mes popujve është pikërisht poshtërimi dhe përdorimi i gjuhës fyese ndaj Profetëve të feve të njëri-tjetrit, profetë të cilët janë pranuar nga miliona njerëz?! Ai që fyen profetin e një feje të caktuar dhe njëkohësisht pretendon të bashkëjetojë në paqe me ndjekësit e asaj feje, është thjesht naiv ose hipokrit i pashembullt. Nuk mund të ndodhë që një njeri që fyen rëndë dikë nga babai, të dëshirojë të ketë edhe raporte të mira me të. Lexoni edhe 4:165.