40 : 52 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّا لَنَنۡصُرُ رُسُلَنَا وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ یَوۡمَ یَقُوۡمُ الۡاَشۡہَادُ ﴿ۙ۵۲﴾
    40 : 52 Pa dyshim, Ne i ndihmojmë të Dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote, edhe në ditën kur do të ngrihen dëshmitarët.
    Shpjegime

    Zoti u jep premtim të fuqishëm të Dërguarve të Tij, si dhe pasuesve të tyre, se ndihma e Zotit gjithmonë do të jetë me ta edhe në jetën e kësaj bote, dhe se planet e liga të mohuesve kundër tyre, sado të mëdha qofshin, do të dështojnë. Fjalët “ditën kur do të ngrihen dëshmitarët” nënkuptojnë Ditën e Gjykimit, kur fajtorët do të përballen me dëshmi të shumta të pamohueshme kundër tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp