- وَ لَقَدۡ جَآءَکُمۡ یُوۡسُفُ مِنۡ قَبۡلُ بِالۡبَیِّنٰتِ فَمَا زِلۡتُمۡ فِیۡ شَکٍّ مِّمَّا جَآءَکُمۡ بِہٖ ؕ حَتّٰۤی اِذَا ہَلَکَ قُلۡتُمۡ لَنۡ یَّبۡعَثَ اللّٰہُ مِنۡۢ بَعۡدِہٖ رَسُوۡلًا ؕ کَذٰلِکَ یُضِلُّ اللّٰہُ مَنۡ ہُوَ مُسۡرِفٌ مُّرۡتَابُ ۣ﴿ۚۖ۳۵﴾40 : 35 Dhe juve ju kishte ardhur edhe Jusufi më parë me shenjat e qarta, por gjithmonë keni qenë në dyshim për atë që ai ju kishte sjellë. Pasi ai vdiq, ju filluat të thoshit: “Allahu kurrë nuk do të dërgojë më ndonjë të dërguar pas tij”. Kështu devijon Allahu atë që është tejkalues (dhe) dyshues;Shpjegime
Ajeti tregon, ndër të tjera, mendësinë e caktuar të njerëzve. Profetët kanë ardhur në botë që nga kohëra të lashta, por mendimi i njerëzve është aq i çoroditur saqë sa herë që vjen një profet i ri, e refuzojnë, e përqeshin dhe e kundërshtojnë. E kur vdes profeti dhe kalon një kohë e gjatë nga vdekja e tij, ata që e quajnë veten besimtarë të tij, fillojnë të thonë: më nuk do të vijë ndonjë profet.