40 : 29 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قَالَ رَجُلٌ مُّؤۡمِنٌ ٭ۖ مِّنۡ اٰلِ فِرۡعَوۡنَ یَکۡتُمُ اِیۡمَانَہٗۤ اَتَقۡتُلُوۡنَ رَجُلًا اَنۡ یَّقُوۡلَ رَبِّیَ اللّٰہُ وَ قَدۡ جَآءَکُمۡ بِالۡبَیِّنٰتِ مِنۡ رَّبِّکُمۡ ؕ وَ اِنۡ یَّکُ کَاذِبًا فَعَلَیۡہِ کَذِبُہٗ ۚ وَ اِنۡ یَّکُ صَادِقًا یُّصِبۡکُمۡ بَعۡضُ الَّذِیۡ یَعِدُکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یَہۡدِیۡ مَنۡ ہُوَ مُسۡرِفٌ کَذَّابٌ ﴿۲۹﴾
    40 : 29 Dhe një burrë besimtar prej familjes së Faraonit, që fshihte besimin e vet, tha: “A do të vrisni një njeri sepse thotë – Zoti im është Allahu – dhe (se) ai ju solli shenjat e qarta nga Zoti juaj?! Nëse ai është gënjeshtar, gënjeshtra e tij atij do t’i bjerë, dhe nëse është i vërtetë, disa nga paralajmërimet e tij do t’ju godasin ju patjetër. Sigurisht, Allahu nuk udhëzon atë që është shkelës (dhe) gënjeshtar i madh.
    Shpjegime

    Besimtari që përmendet këtu ishte një nga të afërmit e Faraonit dhe një prej prijësve mbretërorë. Sikurse Hazret Asija, gruaja e Faraonit, edhe ai e kishte pranuar Hazret Musain, ndonëse po e fshihte besimin. Ky ajet tregon se kur Faraoni dhe paria e tij po bënin puç për të vrarë Hazret Musain a.s., besimtari në fjalë ua shfaqi besimin duke i këshilluar të tërhiqeshin nga planet e tyre. Dhe si argument, ai u tha: Nëse Musai është gënjeshtar, do ta pësojë pashmangshmërisht për shkak të gënjeshtrës së tij, sepse nëse ai ka gënjyer në emër të Zotit, Zoti patjetër do ta ndëshkojë atë; por nëse ai është i vërtetë, ju patjetër do të pësoni disa nga fatkeqësitë për të cilat ai ju ka paralajmëruar, derisa të shkatërroheni. Realisht, ky është një kriter universal për vërtetësinë e Profetëve të Zotit, dhe, njëherësh, një këshillë universale për popujt, të cilëve u vijnë profetët.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp