40 : 9 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • رَبَّنَا وَ اَدۡخِلۡہُمۡ جَنّٰتِ عَدۡنِ ۣالَّتِیۡ وَعَدۡتَّہُمۡ وَ مَنۡ صَلَحَ مِنۡ اٰبَآئِہِمۡ وَ اَزۡوَاجِہِمۡ وَ ذُرِّیّٰتِہِمۡ ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ۙ﴿۹﴾
    40 : 9 Dhe, o Zoti ynë, në kopshtet e përjetshme që ua ke premtuar, pranoji ata dhe këdo që u pastrua ndër etërit, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre! Ti me të vërtetë je i Plotfuqishmi, i Urti!
    Shpjegime

    Ajeti parashtron një parim të artë. Nuk mund të kryesh punë të mëdha dhe nuk mund të arrish suksese të mëdha duke qenë i vetëm. Në suksesin e një njeriu kanë kontribut edhe persona të tjerë, në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme. Këta ndihmës janë kryesisht prindërit, gruaja, fëmijët, shokët etj.. Prandaj, kjo lutje i përfshin edhe anëtarët e familjes në shpërblimin e veprave. Gjithashtu, ky ajet na nxit për të punuar edhe për edukimin fetar dhe moral të familjes, që të gjithë anëtarët e familjes të bëhen ndihmës për njëri-tjetrin në rrugën e besimit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp