39 : 54 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ یٰعِبَادِیَ الَّذِیۡنَ اَسۡرَفُوۡا عَلٰۤی اَنۡفُسِہِمۡ لَا تَقۡنَطُوۡا مِنۡ رَّحۡمَۃِ اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یَغۡفِرُ الذُّنُوۡبَ جَمِیۡعًا ؕ اِنَّہٗ ہُوَ الۡغَفُوۡرُ الرَّحِیۡمُ ﴿۵۴﴾
    39 : 54 Thuaj: O robërit e Mi që keqtrajtuat veten tuaj! Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Sigurisht, Allahu fal të gjitha mëkatet. Sigurisht, Ai është Falësi, Mëshirëbërësi.
    Shpjegime

    Ky ajet jep një mesazh shprese, u jep optimizëm mëkatarëve dhe ua largon dëshpërimin. Kurani e dënon pesimizmin dhe dëshpërimin dhe thotë se vetëm mohuesit e Zotit mund të dëshpërohen (12:88). Kurani vazhdimisht ua jep njerëzve mesazhin e mëshirës dhe të faljes prej Zotit (6:55; 7:157; 12:88; 15:57; 18:59). Një kuptim tjetër i këtij ajeti është që Zoti e urdhëron Profetin Muhammed s.a.v.s. që të njoftojë: “O robërit e mi!” dhe nëse përemri i referohet Profetit Muhammed s.a.v.s., fjala robër ka kuptimin e shërbëtorëve. Dhe domethënia e ajetit është që nëse bëhesh ndjekës dhe shërbëtor i sinqertë i Profetit Muhammed s.a.v.s., Zoti do të të falë ty të gjitha mëkatet. Kjo përmendet me temën e dashurisë në 3:32.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp