39 : 30 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ضَرَبَ اللّٰہُ مَثَلًا رَّجُلًا فِیۡہِ شُرَکَآءُ مُتَشٰکِسُوۡنَ وَ رَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ ؕ ہَلۡ یَسۡتَوِیٰنِ مَثَلًا ؕ اَلۡحَمۡدُ لِلّٰہِ ۚ بَلۡ اَکۡثَرُہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۳۰﴾
    39 : 30 Allahu dha shembullin e një njeriu që u përket pronarëve të shumtë, të cilët kundërshtojnë njëri-tjetrin, dhe të një njeriu tjetër që i gjithi i përket një njeriu të vetëm. Këta të dy a mund të jenë të barabartë në gjendjen e tyre?! Lavdia është e Allahut. Por në të vërtetë shumica e tyre nuk dinë.
    Shpjegime

    Ai që nuk beson në Zotin e Vetëm, i duhet të besojë në shumë zota, qofshin idhuj, qofshin njerëz, qofshin dëshirat vetjake. Kështu, ai është i detyruar t’u shërbejë e t’u nënshtrohet shumë zotave. Fati i tij është për të ardhur keq. A mund të jetë ai si besimtari i vërtetë që punon për të kënaqur vetëm një Zot, Allahun e Madhërishëm?!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp