39 : 15 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلِ اللّٰہَ اَعۡبُدُ مُخۡلِصًا لَّہٗ دِیۡنِیۡ ﴿ۙ۱۵﴾
    39 : 15 Thuaj: Allahun e adhuroj, duke ia përkushtuar fenë time vetëm Atij.
    Shpjegime

    Në kaq pak ajete, katër herë u përmend që Pejgamberi s.a.v.s. është urdhëruar ta adhurojë Allahun duke ia përkushtuar fenë vetëm Atij (ajeti 3, 4, 12 dhe 15). Këto ajete duket se po i përgatisnin muslimanët për sprovat e rënda që i prisnin në Medinë. Kjo sure u zbrit në vitet e fundit të periudhës mekase, kur muslimanët po largoheshin për në Medine, të vetëm ose në grupe të vogla. Njëkohësisht, këto kanë një mesazh të qartë edhe për muslimanët e sotëm në veçanti, dhe për gjithë njerëzimin në përgjithësi.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp