39 : 11 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ یٰعِبَادِ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّقُوۡا رَبَّکُمۡ ؕ لِلَّذِیۡنَ اَحۡسَنُوۡا فِیۡ ہٰذِہِ الدُّنۡیَا حَسَنَۃٌ ؕ وَ اَرۡضُ اللّٰہِ وَاسِعَۃٌ ؕ اِنَّمَا یُوَفَّی الصّٰبِرُوۡنَ اَجۡرَہُمۡ بِغَیۡرِ حِسَابٍ ﴿۱۱﴾
    39 : 11 Thuaj: O robërit e mi që besuat! Kini druajtje ndaj Zotit tuaj! Për ata që bëjnë mirësi, do të ketë mirësi edhe në këtë botë. Toka e Allahut është e gjerë. Pa dyshim, të duruarve do t’u jepet shpërblimi i tyre pa masë.
    Shpjegime

    Ajeti bën profeci për besimtarët se ata do të kalojnë nëpër sprova të mundimshme dhe do t’u duhet të lënë vatrat dhe shtëpitë e tyre për hir të Zotit. Dhe pasi ta kenë kaluar me sukses vështirësinë, do ta gjejnë të gjerë tokën e Zotit dhe do të kenë shpërblimin e tyre të plotë prej Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp