38 : 74 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَسَجَدَ الۡمَلٰٓئِکَۃُ کُلُّہُمۡ اَجۡمَعُوۡنَ ﴿ۙ۷۴﴾
    38 : 74 Atëherë, engjëjt bënë sexhde, që të gjithë.
    Shpjegime

    Porosia për të rënë në sexhde nuk është e lidhur me kohën kur lindi Hazret Ademi a.s., por është e mëvonshme (pra, kur iu përsos shpirti). Kur një njeri arrin pozitën më të lartë të të qenit njeri, kur ai bëhet i baraspeshuar në aftësitë e tij njerëzore dhe kur Shpirti prej Zotit hyn në të, atëherë Zoti u thotë engjëjve – Bini në sexhde përpara këtij njeriu të përsosur. Që, me fjalë të tjera, do të thotë – Zbrisni tek ai me dritat qiellore dhe dërgojini atij salavate dhe selam. Kjo është praktika e hershme e Zotit me robërit e Tij të zgjedhur. Kur një njeri i një epoke të caktuar arrin përsosmërinë shpirtërore dhe Shpirti prej Zotit hyn në të, domethënë, nefsi i tij asgjësohet dhe Zoti i jep një jetë të re shpirtërore, engjëjt fillojnë t’i zbresin atij në një mënyrë të veçantë. Ndonëse edhe në fazat e para të rrugëtimit të tij shpirtëror engjëjt e ndihmojnë dhe i shërbejnë, kjo zbritje (në kohën e caktimit si profet) bëhet aq e plotë dhe e përsosur, saqë ngjason me sexhden. Duke e përdorur këtu fjalën sexhde, Zoti i Madhërishëm tregoi që, engjëjt nuk janë më të lartë në pozitë sesa njeriu i përsosur, madje, porsi shërbëtorë mbretërorë, ata vazhdimisht përkulen përpara njeriut të përsosur. Përveç kësaj, fjalët “engjëj” nuk nënkuptojnë vetëm engjëjt e Zotit, por edhe njerëzit e dëlirë, të cilët si engjëj të bindur i bashkohen Profetit të Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp