38 : 70 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • مَا کَانَ لِیَ مِنۡ عِلۡمٍۭ بِالۡمَلَاِ الۡاَعۡلٰۤی اِذۡ یَخۡتَصِمُوۡنَ ﴿۷۰﴾
    38 : 70 Unë nuk kisha asnjë dijeni të Parisë së Lartë, kur ata po debatonin.
    Shpjegime

    Asnjë njeri që bëhet Profet, përpara se Zoti ta zgjedhë atë, nuk ushqen në zemër asnjë dëshirë të fshehtë që ai të bëhet sundues ose lider i njerëzve. Profetët përpara se të marrin profetërinë, preferojnë të jetojnë në vetmi dhe të mënjanuar nga njerëzit. Më pas Zoti i nxjerr ata me urdhrin e Tij. Atëherë ata detyrohen të dalin në publik. Hazret Musai a.s., për shembull, nuk kishte as dëshirën më të vogël që të bëhej prijës i popullit të tij. Madje, kur Zoti e njoftoi për këtë detyrë, i paraqiti justifikime të ndryshme. I tha – Cakto vëllain, ai është më elokuent se unë. Në të njëjtën mënyrë, ky ajet pasqyron ndjenjat e Profetit Muhammed s.a.v.s., dhe ai u thotë njerëzve – Unë nuk kisha asnjë dijeni për Parinë e Lartë se çfarë po debatonin ata për profetërinë time! Ky ajet gjithashtu tregon se kur Zoti vendos të ngrejë në botë një profet, Ai ua zbulon dëshirën e Tij atyre engjëjve që janë më të afërt me Të dhe të cilët quhen “Paria e Lartë”. Këta engjëj diskutojnë mes tyre këtë çështje të rëndësishme. Një ngjarje e tillë përmendet në 2:31 për çështjen e Hazret Ademit. Edhe këtu, pas një ajeti, Zoti e sjell shembullin e Ademit a.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp