38 : 46 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اذۡکُرۡ عِبٰدَنَاۤ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ اِسۡحٰقَ وَ یَعۡقُوۡبَ اُولِی الۡاَیۡدِیۡ وَ الۡاَبۡصَارِ ﴿۴۶﴾
    38 : 46 Dhe kujto robërit Tanë, Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, që kanë pasur duar të fuqishme dhe ishin largpamës.
    Shpjegime

    Zoti i Madhërishëm u dhuroi muslimanëve jo vetëm mendjen, por edhe dritën shpirtërore dhe komunikimin me Të, në mënyrë që ata të mos ndjekin vetëm oratorinë e thatë, por të ecin në rrugën e spiritualizmit. Ata që janë të pushtuar vetëm nga oratoria vetjake, i kanë të dobëta aftësitë shpirtërore. Duke përshkruar robërit e Tij, Zoti i Madhërishëm tha “ata kishin duar dhe shikim”, dhe nuk tha askund, për shembull, “kishin gjuhën” ose “ishin oratorë”. Pra, ata nuk jetonin në fantazi dhe nuk ndiqnin hamendjet, por ishin njerëz praktikë dhe i ftonin të tjerët duke pasur vetë dritën e Zotit. Kjo tregon që Zotit i pëlqejnë vetëm ata që e shohin me vëmendje Fjalën e Zotit, bëhen largpamës, më pas veprojnë fort sipas asaj. Por këto nuk mund t’i arrish pa e bërë pastrimin shpirtëror dhe pa i rregulluar aftësitë e tua të brendshme.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp