38 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • صٓ وَ الۡقُرۡاٰنِ ذِی الذِّکۡرِ ؕ﴿۲﴾
    38 : 2 Sad. (I vërteti në fjalë.) Betohem për Kuranin (që) përmban këshillë!
    Shpjegime

    Fjala “dhikr” që është përkthyer si këshillë, ka disa kuptime: përmendje, këshillë, kujtesë, ligjërim, përkujtim etj., dhe duke iu referuar emrit, pra Kuranit, mund të aplikohen edhe kuptime të tjera të lartpërmendura. Po kështu, “dhikr” në këtë ajet nënkupton atë që ta zgjon kujtesën që e ke të gdhendur në shpirtin tënd. Pra, Kurani ka ardhur për t’ia zgjuar njeriut gjërat që ai ka harruar. Parimet që parashtron Kurani përputhen me shpirtin e pastër njerëzor. Kurse doktrina të tjera si idhujtaria etj., nuk janë pjesë të natyrshme të shpirtit të njeriut.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp