37 : 85 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِذۡ جَآءَ رَبَّہٗ بِقَلۡبٍ سَلِیۡمٍ ﴿۸۵﴾
    37 : 85 (Kujto kohën) kur ai erdhi te Zoti i tij me zemër të pastër.
    Shpjegime

    Zoti ia di njeriut edhe qëllimet dhe dëshirat e tij më të fshehta. Andaj, kur të shkosh tek Ai, të duhet zemër e pastër, dhe jo hipokrizia. Të kesh zemër të pastër do të thotë të kesh paqe, të kesh bindje ndaj Tij, dashuri për Të, dhembshuri për të gjithë njerëzit e tjerë në përgjithësi, të jesh i gatshëm të thuash të vërtetën përpara njerëzve dhe t’i ndalosh ata nga gënjeshtra, të kesh urrejtje për ligësinë, të kesh respekt për njerëzit e dëlirë të Zotit, të mos jesh i shkujdesur ndaj porosive të Zotit. Ky është edhe qëllimi i fesë Islame.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp