37 : 36 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّہُمۡ کَانُوۡۤا اِذَا قِیۡلَ لَہُمۡ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا اللّٰہُ ۙ یَسۡتَکۡبِرُوۡنَ ﴿ۙ۳۶﴾
    37 : 36 Ata ishin të atillë që kur u thuhej: “Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut”, tregoheshin mendjemëdhenj.
    Shpjegime

    “Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut”: Kjo pikërisht është esenca e mësimeve të Kuranit, që nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Zotit (arab. La ilahe il-lall-llah), dhe njerëzit nuk duhet të përfshijnë asgjë dhe askënd tjetër në adhurimin dhe në dashurinë ndaj Tij. Kjo është arsyeja që muslimani është mësuar ta pohojë këtë kredo çdo herë. Fjala ilah rrjedh nga velah e arabishtes, kuptimi i së cilës është i dashuri i tillë që adhurohet. Kjo kredo është kaq e lidhur me Islamin, saqë është medalja e tij ekskluzive. Pikërisht kjo kredo këndohet me zë të lartë pesë herë në ditë në minaret e xhamive në të gjithë botën.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp