37 : 11 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِلَّا مَنۡ خَطِفَ الۡخَطۡفَۃَ فَاَتۡبَعَہٗ شِہَابٌ ثَاقِبٌ ﴿۱۱﴾
    37 : 11 Por ai që rrëmben fshehurazi ndonjë fjalë, edhe atë do ta ndjekë një flakë shpuese.
    Shpjegime

    Ajetet 7–11 tregojnë sistemin e universit, edhe fizik, edhe shpirtëror. Në sistemin e universit fizik, shohim sesi atmosfera e Tokës i ndalon meteorët që bien drejt saj dhe ato që bien, vijnë të shoqëruar me një flakë që i ndjek pas. Po kështu, këto ajete parashikojnë se në të ardhmen njeriu do të përpiqej të marrë lajmet e universit, dhe kjo ndodh vetëm në epokën tonë të anijeve kozmike. Këtu Kurani thotë se ata nuk mund të kapërcejnë dot qiellin e afërt dhe do të sulmohen me gurë nga çdo anë. Në këndvështrimin shpirtëror, po këto ajete tregojnë se ka njerëz dashakëqij që tentojnë të marrin diçka nga shpalljet Hyjnore përmes hamendjeve të tyre. Këta janë quajtur djaj. Djalli në të vërtetë nuk mund t’i afrohet shpalljes Hyjnore dhe zbritjes së saj, por njeriu që ka shpirtin djallëzor, sikurse Samiriu që qe në kohën e Musait a.s., arrin të kuptojë me hamendësimet e tij se shpallja sjell ndikim të jashtëzakonshëm te njerëzit e tjerë, andaj tenton ta kërkojë atë.

    Këto ajete kanë edhe kuptime shpirtërore. Nëse besimtari arrin të ngjitet lart, djalli nuk mund ta zërë dot atë. Besimtarit i duhet që t’i lutet Zotit vazhdimisht që Zoti t’i dhurojë një forcë të tillë, me të cilën ai arrin ta mundë djallin. Mendimet e këqija të ndalen vetëm pasi ta shkatërrosh djallin tënd. Besimtari duhet të tregojë qëndrueshmëri, të mos dorëzohet dhe të vijojë luftën e tij kundër djallit. Më në fund, ai e arrin suksesin. Zoti është shumë Mëshirëbërës dhe shumë Bujar. Ata që përpiqen në rrugën e Tij, Ai përfundimisht atyre ua dhuron suksesin. Pra, pozita e lartë e njeriut është që ai ta shkatërrojë djallin. Lexoni edhe 12:54.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp