36 : 66 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلۡیَوۡمَ نَخۡتِمُ عَلٰۤی اَفۡوَاہِہِمۡ وَ تُکَلِّمُنَاۤ اَیۡدِیۡہِمۡ وَ تَشۡہَدُ اَرۡجُلُہُمۡ بِمَا کَانُوۡا یَکۡسِبُوۡنَ ﴿۶۶﴾
    36 : 66 Sot Ne do t’ua vulosim gojët, dhe duart e tyre do të Na flasin, këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që ata punonin.
    Shpjegime

    Llogaridhënia që do të bëhet Ditën e Gjykimit, nuk do të jetë vetëm në bazë të dëshmive të engjëjve, por vetë gjymtyrët e njeriut do të rrëfejnë mëkatet që ka bërë njeriu me anë të tyre. Me një fjalë, atë ditë njeriu vetë do të pranojë fajet e tij. Sistemi i drejtësisë së Zotit, i paraqitur nga Kurani i Shenjtë, është shumë i fuqishëm. Do të ketë edhe dëshmitarë, edhe rrëfime të gjynaheve nga vetë gjynahqarët.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp