34 : 16 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَقَدۡ کَانَ لِسَبَاٍ فِیۡ مَسۡکَنِہِمۡ اٰیَۃٌ ۚ جَنَّتٰنِ عَنۡ یَّمِیۡنٍ وَّ شِمَالٍ ۬ؕ کُلُوۡا مِنۡ رِّزۡقِ رَبِّکُمۡ وَ اشۡکُرُوۡا لَہٗ ؕ بَلۡدَۃٌ طَیِّبَۃٌ وَّ رَبٌّ غَفُوۡرٌ ﴿۱۶﴾
    34 : 16 Për (popullin) Saba kishte një shenjë në vendbanimet e tyre. Kishin dy kopshte, djathtas e majtas. (O populli i Sabasë!) Hani nga ushqimi që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. Një qytet i mbarë dhe një Zot shumë Falës.
    Shpjegime

    Saba (ose Sheba) siç përmendet në 27:23, ishte një qytet i Jemenit, i quajtur gjithashtu Marib, ndodhej rreth tri ditë rrugë nga San’a. Për këtë qytet ka referenca në Dhiatën e Vjetër dhe në literaturën greke, romake dhe arabe, veçanërisht në mbishkrimet e Arabisë Jugore. Sabainët ishin një popull me shumë kulturë, të cilët Zoti i kishte begatuar me të gjitha komoditetet e jetesës. I gjithë vendi ishte pjellor, ku ata kishin ndërtuar kanale e diga të mëdha vaditëse. Më e famshmja prej tyre ishte Diga e Maribit, rrënojat e së cilës janë ende të dukshme.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp