- فَلَمَّا قَضَیۡنَا عَلَیۡہِ الۡمَوۡتَ مَا دَلَّہُمۡ عَلٰی مَوۡتِہٖۤ اِلَّا دَآبَّۃُ الۡاَرۡضِ تَاۡکُلُ مِنۡسَاَتَہٗ ۚ فَلَمَّا خَرَّ تَبَیَّنَتِ الۡجِنُّ اَنۡ لَّوۡ کَانُوۡا یَعۡلَمُوۡنَ الۡغَیۡبَ مَا لَبِثُوۡا فِی الۡعَذَابِ الۡمُہِیۡنِ ﴿ؕ۱۵﴾34 : 15 Kur ia dekretuam vdekjen (Sulejmanit), asgjë nuk e bëri të dallonte vdekjen e tij, përveç një krimbi tokësor (pra, djali i tij i padenjë), që po hante shkopin (domethënë mbretërinë) e tij. E kur u rrëzua (mbretëria e tij), xhindët (pra, popujt e fuqishëm malësorë) e kuptuan se po të dinin të padukshmen, nuk do të mbeteshin në ndëshkimin poshtërues.Shpjegime
Pas përmendjes së këtyre bekimeve, Zoti i Madhërishëm porositi, jo vetëm Hazret Davudin a.s., por edhe gjithë familjen e tij që të jenë mirënjohës. Pra, për sa kohë që ata do të mbeteshin falënderues, do të vijonin t’i gëzonin këto bekime. Më vonë, në kohën e djalit të Hazret Sulejmanit a.s., Zoti i Madhërishëm ia hoqi këto dhunti, pasi ai ishte bosh nga ana shpirtërore dhe nuk kishte as aftësitë e sundimtarit. Pra, gjatë sundimit të djalit të tij, që quhej Rehoboam, u copëtua mbretëria madhështore e Hazret Sulejmanit a.s. (1 i Mbretërve, kap. 12, 13, 14 & Jew. Enc. nën zërin “Rehoboam”). Nëse trashëgimtari i fronit është i denjë, vdekja e mbretit nuk ndihet aq shumë. Por trashëgimtari i padenjë i Hazret Sulejmanit a.s. nuk kishte asnjë veti shpirtërore, madje ishte një krimb tokësor, andaj, e shkatërroi shkopin e sundimit.