34 : 13 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لِسُلَیۡمٰنَ الرِّیۡحَ غُدُوُّہَا شَہۡرٌ وَّ رَوَاحُہَا شَہۡرٌ ۚ وَ اَسَلۡنَا لَہٗ عَیۡنَ الۡقِطۡرِ ؕ وَ مِنَ الۡجِنِّ مَنۡ یَّعۡمَلُ بَیۡنَ یَدَیۡہِ بِاِذۡنِ رَبِّہٖ ؕ وَ مَنۡ یَّزِغۡ مِنۡہُمۡ عَنۡ اَمۡرِنَا نُذِقۡہُ مِنۡ عَذَابِ السَّعِیۡرِ ﴿۱۳﴾
    34 : 13 Dhe për Sulejmanin (nënshtruam) erën; udhëtimi i tij i mëngjesit ishte (sa udhëtimi i) një muaji, edhe udhëtimi i mbrëmjes i tij ishte (sa udhëtimi i) një muaji; dhe Ne shkrimë për të një burim bakri; po kështu (nënshtruam për të edhe) xhindët që punonin para tij me urdhrin e Zotit të tij. Çdokush prej tyre që do të shkelë urdhrin Tonë, do ta bëjmë të shijojë ndëshkimin e zjarrit flakërues.
    Shpjegime

    Mbretëria e Hazret Sulejmanit a.s. shtrihej nga Siria veriore përgjatë bregut të Mesdheut lindor deri në Detin e Kuq, dhe përgjatë Detit Arabik, deri në Gjirin Persik. Në fakt, në kohën e Sulejmanit a.s., Perandoria izraelite kishte arritur zenitin e saj në pasuri, fuqi dhe ndikim. Ajeti gjithashtu tregon se Sulejmani a.s. zotëronte një marinë të madhe tregtare (1 i Mbretërve 9:26-28 dhe Jew. Enc. vëll. Xl. f. 437) dhe se industria dhe zejtaria ishin zhvilluar shumë nën sundimin e tij, dhe po kështu, ai kishte pushtuar dhe nënshtruar fiset malësore që ishin të egra dhe rebele. (2 i Kronikave 4:1-2 & 2:17-18). Nënshtrimi i erërave për Hazret Sulejmanin a.s. nuk do të thotë se ai kishte ndonjë fluturak me të cilin udhëtonte, siç disa komentues kanë thurur përralla në lidhje me këtë. Këto fjalë u referohen erërave të forta të detit, të cilat për një muaj të tërë frynin në një drejtim dhe pastaj e ndërronin drejtimin. Duke përfituar nga fuqia e këtyre erërave, anijet e Hazret Sulejmanit udhëtonin dhe ktheheshin me shpejtësi të madhe. Zoti zbuti hekurin për Hazret Davudin a.s., pra i kishte dhënë fuqi mbi të, kurse Hazret Sulejmanit a.s., po këtë fuqi ia kishte dhënë mbi një metal më të avancuar, bakrin, dhe i kishte mësuar përdorime të ndryshme të tij. Hazret Sulejmani kishte një shije të veçantë për arkitekturën, shkencë e cila u zhvillua shumë gjatë sundimit të tij. Tempulli i Jerusalemit është një dëshmi elokuente për shijen e tij të shkëlqyer arkitekturore. Xhindët që janë përmendur në këtë ajet, njësoj si në ajetin që flet për xhindët e Hazret Davudit a.s., ishin popuj malësorë. Ajetet vijuese tregojnë që këta xhindë bënin punë kaq të rënda, që njerëzit e tjerë të qytetit nuk ishin në gjendje t’i bënin. Ajeti jep detaje duke thënë se ndërtonin kështjella të mëdha, skulptura, depozita dhe kazanë kaq të mëdhenj, saqë mezi lëvizeshin nga vendi. Mbase në to përgatitej ushqimi për ushtrinë e tij gjigante. Lexoni edhe 21:80.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp