33 : 52 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • تُرۡجِیۡ مَنۡ تَشَآءُ مِنۡہُنَّ وَ تُــٔۡوِیۡۤ اِلَیۡکَ مَنۡ تَشَآءُ ؕ وَ مَنِ ابۡتَغَیۡتَ مِمَّنۡ عَزَلۡتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡکَ ؕ ذٰلِکَ اَدۡنٰۤی اَنۡ تَقَرَّ اَعۡیُنُہُنَّ وَ لَا یَحۡزَنَّ وَ یَرۡضَیۡنَ بِمَاۤ اٰتَیۡتَہُنَّ کُلُّہُنَّ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ مَا فِیۡ قُلُوۡبِکُمۡ ؕ وَ کَانَ اللّٰہُ عَلِیۡمًا حَلِیۡمًا ﴿۵۲﴾
    33 : 52 Prej atyre (grave) largoje cilëndo dhe mbaje pranë vetes cilëndo. Dhe nuk ke gjynah nëse dëshiron ta rimarrësh ndonjë nga ato që i ke ndarë. Kjo është më e mirë që atyre t’u qetësohen sytë, që ato të mos brengosen dhe të gjitha ato të gëzohen me atë që ti u jep. Allahu e di atë që keni në zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Përmbajtur.
    Shpjegime

    Edhe pas kësaj lejeje, Profeti s.a.v.s. nuk divorcoi asnjërën prej grave të tij. Ashtu siç u provua që në 33:29 që asnjëra nga gratë e Profetit nuk e pëlqeu botën materiale dhe që të gjitha i dhanë përparësi besimit mbi botën, në të njëjtën mënyrë, edhe Profeti s.a.v.s. nuk divorcoi askënd prej tyre, pavarësisht se Zoti e kishte lejuar një gjë të tillë. Me një fjalë, edhe vendimi i Profetit s.a.v.s. ishte që gratë e tij ishin shembullore në besim dhe në virtyte.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp