- وَ اِذۡ تَقُوۡلُ لِلَّذِیۡۤ اَنۡعَمَ اللّٰہُ عَلَیۡہِ وَ اَنۡعَمۡتَ عَلَیۡہِ اَمۡسِکۡ عَلَیۡکَ زَوۡجَکَ وَ اتَّقِ اللّٰہَ وَ تُخۡفِیۡ فِیۡ نَفۡسِکَ مَا اللّٰہُ مُبۡدِیۡہِ وَ تَخۡشَی النَّاسَ ۚ وَ اللّٰہُ اَحَقُّ اَنۡ تَخۡشٰہُ ؕ فَلَمَّا قَضٰی زَیۡدٌ مِّنۡہَا وَطَرًا زَوَّجۡنٰکَہَا لِکَیۡ لَا یَکُوۡنَ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ حَرَجٌ فِیۡۤ اَزۡوَاجِ اَدۡعِیَآئِہِمۡ اِذَا قَضَوۡا مِنۡہُنَّ وَطَرًا ؕ وَ کَانَ اَمۡرُ اللّٰہِ مَفۡعُوۡلًا ﴿۳۸﴾33 : 38 Dhe kur i thoshe atij, të cilin Allahu e ka begatuar (dhe) edhe ti e ke begatuar: “Mbaje gruan tënde dhe ki druajtjen ndaj Allahut!”, ti po e fshihje në veten tënde atë që Allahu do ta shfaqte, dhe ti u frikësoheshe njerëzve, kurse Allahu ka më shumë të drejtë t’i frikësohesh Atij. E kur Zejdi përfundimisht u nda prej saj, Ne e martuam atë me ty, që besimtarët të mos kenë më ngurrim në lidhje me gratë e të birësuarve të tyre, pasi (të birësuarit) të ndahen prej tyre. Dhe urdhri i Allahut plotësohet patjetër.Shpjegime
Disa të ashtuquajtur dijetarë të krishterë tentojnë të ngrenë akuza të rënda për rastin e martesës së Profetit Muhammed s.a.v.s. me Zejneben. Sipas tyre, Profeti, pasi e pa Zejneben rastësisht, u dashurua me të, dhe Zejdi e divorcoi atë, pasi u vu në dijeni për dëshirën e Profetit, ma’adhAllah. Fakti që armiqtë më të ashpër të Profetit s.a.v.s., para syve të të cilëve kishte ndodhur kjo martesë, nuk guxuan t’i atribuonin Profetit s.a.v.s. motivet e tilla të ulëta, i rrëzon plotësisht akuzat e pabaza të kritikëve që u ngritën pas kaq shumë shekujsh. Zejnebja vinte nga fisi i Profetit s.a.v.s., madje vetë Profeti s.a.v.s. e kishte lidhur martesën e saj me Zejdin. Kështu që, Profeti s.a.v.s. e kishte parë Zejneben shumë herë përpara se të ndodhte kjo ngjarje. Përveç kësaj, ishte ajo dhe vëllai i saj, të cilët donin që ajo të martohej me Profetin s.a.v.s.. Pra, asgjë nuk e pengonte Profetin s.a.v.s. të martohej me të që në fillim, kur ajo ishte e virgjër. Profeti s.a.v.s. e martoi atë me Zejdin, të cilin dikur e kishte birësuar. Për shkak se Zejdi dhe Zejnebja kishin natyra krejt të ndryshme, martesa në fjalë nuk u zgjat dot. Pas divorcit të tyre, Zoti i Madhërishëm e urdhëroi Profetin s.a.v.s. që të martohej me të. Pra, akuza në fjalë është thjesht një pjellë e imagjinatës “pjellore” të armiqve të Profetit Muhammed s.a.v.s..