33 : 36 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ الۡمُسۡلِمِیۡنَ وَ الۡمُسۡلِمٰتِ وَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتِ وَ الۡقٰنِتِیۡنَ وَ الۡقٰنِتٰتِ وَ الصّٰدِقِیۡنَ وَ الصّٰدِقٰتِ وَ الصّٰبِرِیۡنَ وَ الصّٰبِرٰتِ وَ الۡخٰشِعِیۡنَ وَ الۡخٰشِعٰتِ وَ الۡمُتَصَدِّقِیۡنَ وَ الۡمُتَصَدِّقٰتِ وَ الصَّآئِمِیۡنَ وَ الصّٰٓئِمٰتِ وَ الۡحٰفِظِیۡنَ فُرُوۡجَہُمۡ وَ الۡحٰفِظٰتِ وَ الذّٰکِرِیۡنَ اللّٰہَ کَثِیۡرًا وَّ الذّٰکِرٰتِ ۙ اَعَدَّ اللّٰہُ لَہُمۡ مَّغۡفِرَۃً وَّ اَجۡرًا عَظِیۡمًا ﴿۳۶﴾
    33 : 36 Pa dyshim, muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit dhe të bindurat, të vërtetët dhe të vërtetat, durimtarët dhe durimtaret, të përulurit dhe të përulurat, bamirësit dhe bamirëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e organeve intime dhe ruajtëset, përkujtuesit e shpeshtë të Allahut dhe përkujtueset; për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim madhor.
    Shpjegime

    Mësimi i Islamit është aq i bukur saqë jo vetëm që i porosit për veprat e mira, si burrat ashtu edhe gratë, madje Vetë Allahu i Madhërishëm ua premton edhe grave, edhe burrave besimtarë shpërblimin e veprave të tyre. Pra, kushdo prej tyre që i zbaton porositë e Allahut, që i përmbush detyrat e veta për të arritur pastërtinë shpirtërore si dhe detyrat që ka ndaj njerëzve dhe ndaj shoqërisë, do të gëzojë falje dhe shpërblim madhor. Në këtë mënyrë, ky ajet shpjegon faktin se si feja Islame i jep status të barabartë si burrit, ashtu edhe gruas. Disa kritikë akuzojnë fenë Islame se ajo bën dallim mes burrit dhe gruas. Po, duke marrë parasysh ndryshimet biologjike të të dyja gjinive, vetë natyra i ka ngarkuar me përgjegjësi të ndryshme, dhe feja Islame që është fe e natyrës njerëzore, u jep porosi të ndryshme përkatëse, në mënyrë që shtëpia të ketë paqe dhe shoqëria njerëzore të jetë e shëndetshme. Lexoni edhe 16:98.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp