33 : 28 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اَوۡرَثَکُمۡ اَرۡضَہُمۡ وَ دِیَارَہُمۡ وَ اَمۡوَالَہُمۡ وَ اَرۡضًا لَّمۡ تَطَـُٔوۡہَا ؕ وَ کَانَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرًا ﴿٪۲۸﴾
    33 : 28 Dhe (Allahu) ju trashëgoi tokat, shtëpitë dhe pasuritë e tyre, si dhe një tokë (tjetër) që ju nuk e kishit shkelur deri atëherë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
    Shpjegime

    Përveç fitores së lartpërmendur, kjo pjesë e ajetit bëri profecinë që muslimanët do të fitonin edhe një tokë tjetër që deri atëherë ata as nuk e kishin shkelur. Këto fjalë përbëjnë një varg të gjatë profecish, që do të përmbusheshin në të ardhmen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp