33 : 8 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ اَخَذۡنَا مِنَ النَّبِیّٖنَ مِیۡثَاقَہُمۡ وَ مِنۡکَ وَ مِنۡ نُّوۡحٍ وَّ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ مُوۡسٰی وَ عِیۡسَی ابۡنِ مَرۡیَمَ ۪ وَ اَخَذۡنَا مِنۡہُمۡ مِّیۡثَاقًا غَلِیۡظًا ۙ﴿۸﴾
    33 : 8 Dhe (kujtoni) kur Allahu mori prej Profetëve besëlidhjen e tyre dhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besëlidhje të fortë.
    Shpjegime

    Besëlidhja që Allahu e mori prej Profetëve është ajo që përmendet në Kuranin e Shenjtë në suren Ali Imran, ku thuhet: “Kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët: “Kurdo që t’ju vijë ndonjë i dërguar, pasi ju kam dhënë diçka nga Libri dhe urtësia, dhe ai të jetë vërtetues i asaj që ju e keni, duhet ta besoni dhe duhet ta ndihmoni atë”. Tha: “A e pranoni dhe lidhni me Mua besën për këtë gjë?” Ata thanë: “E pranojmë”. Ai tha: “Jini dëshmitarë, edhe Unë do të jem dëshmitar bashkë me ju!” (3:82).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp