32 : 24 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَقَدۡ اٰتَیۡنَا مُوۡسَی الۡکِتٰبَ فَلَا تَکُنۡ فِیۡ مِرۡیَۃٍ مِّنۡ لِّقَآئِہٖ وَ جَعَلۡنٰہُ ہُدًی لِّبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ۚ۲۴﴾
    32 : 24 Pa dyshim, Ne i dhamë Musait Librin. Andaj, mos ki dyshim në takimin me të. Dhe ne e bëmë atë udhëzues për Bijtë e Izraelit.
    Shpjegime

    Një kuptim i këtij ajeti është që takimi i Profetit Muhammed s.a.v.s. do të jetë me Hazret Musain a.s., dhe për këtë i thuhet: Mos ki dyshim në këtë takim. Në këtë rast, ndoshta ajeti i referohet takimit të këtyre dy Profetëve madhorë që u bë gjatë udhëtimit të Miraxhit, kur Profeti Muhammed s.a.v.s. e takoi disa herë Hazret Musain a.s.. Kuptimi tjetër, por më i rëndësishmi, është takimi i Profetit Muhammed s.a.v.s. me Zotin e Madhërishëm. Ky takim përmendet në këtë kontekst, sepse ashtu siç Hazret Musai a.s. takoi Allahun e Madhërishëm në malin Tur, edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. do të gëzonte takimin me Allahun e Madhërishëm në një formë edhe më të afërt.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp